Aleatët njëzëri me Bashën: Pro djegies së mandateve. Në 17:00 mblidhet LSI

0
575

Aleatët Partisë Demokratike kanë dalë të gjithë bashkë në krah të Bashës për të komunikuar vendimin e tyre se janë pro djegies së mandateve.

Basha: Konsultimi, koordinimi me aleatët e PD, me të cilët kemi përballuar sfidat me këtë shtet të kapur nga krimi ka qenë dhe mbetet konstat. Ky i sotmi ishte një takim pune dhe padyshim që vendimi për djegien e mandateve është një vendim i opozitës së bashkuar.

Mediu: Ne që jemi këtu kemi një kalicion politik dhe lektoral të hershëm dhe kemi detyrimin moral përballë atyre qytetarëve që na kanë votuar, por edhe të atyre që dolën  dhe treguan që Rama nuk mund të qeverisë më vendin. Është detyrimi i secilit prej nesh ti përgjigjemi atij zëri të qytetarëve me një qëndrim të përbashkët që ka të bëjë me djegien e mandateve.

Pas mbledhjes së grupit PD, Basha njoftoi se  grupi parlamentar demokrat kishte votuar unanimisht në favor të propozimit të tij për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Ndërkohë më përpara Basha mbajti takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi ka qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm.

Do të jetë Këshilli Kombëtar i PD-së i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me djegien e mandateve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here