Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Kapet mbi 1 ton drogë shqiptare në Napoli, shihni ku ishte fshehur

Kapet mbi 1 ton drogë shqiptare në Napoli, shihni ku ishte fshehur

0
879

Një sasi e madhe droge prej 1.250 kg drogë kanabis u sekuestrua nga policia italiane në Campagna, në Provincën e Napolit.

Lënda narkotike ishte fshehur në disa kamionë të ngarkuar me portokalle  dhe qepë. Tre vetë janë arrestuar nga policia. Sipas “Il Giornale”, në pranga përfundoi shqiptari Sami Bodini, 54 vjeçar dhe dy shtetas italianë, shoferë të kamionëve.

Në kamionin e parë, i drejtuar nga 37 vjeçari italian Antonio Sciccone, i shoqëruar nga emigranti shqiptar, u gjet mes qepëve sasia prej 836,4 kg hashash, ndërsa kamionin e dytë, drejtuar nga shoferi italian Salvatore Caccavale, 56 vjeç, u gjet ngarkesa tjetër prej 414 kg, e fshehur mes portokalleve.

Pas formaliteteve, personat e arrestuar u dërguan menjëherë në burgun Poggioreale në Napoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here