Pas vendimit unanim të Grupit Parlamentar të LSI-së për djegien e mandateve të deputetit, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetares së kësaj force politike, Erisa Xhixho.
Ish zv/ministrja e Integrimit, përmes një postimi në Facebook, përshëndet vendimin e Grupit Parlamentar duke u shprehur se ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Mbështetje të plotë vendimarrjes së grupit parlamentar të LSI për djegien e mandate dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe ndershme që të kemi qeveri legjitime të dale nga vullneti i popullit , një drejtësi të pakapur, një shtet në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve. Sot të gjithë duhet të jemi një zë me vullnetin e qytetarëve. Opozita ka detyrë vetëm ta zbatojë. Kaq”, shkruan Xhixho.