Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Në protestë u hodh 20 herë gaz helmues, nga Kryeministria u...

Kryemadhi: Në protestë u hodh 20 herë gaz helmues, nga Kryeministria u hodh lëndë kimike

0
555

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë”, në Ora News, tha se nga dera e Kryeministrisë nuk doli por solucion kimik.

Kryemadhi:  E para njëherë nuk ishte sinjal, ishte axhendë shumë e qartë e opozitës. Sigurisht që opozita tashmë është shumë precize në hedhjen e hapave të saj, mos harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve në atë protestë ishte e jashtëzakonshme por jo vetëm pjesëmarrja, dhe qëndresa e tyre dhe mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës dhe po ti shikosh protestuesit largoheshin, merrnin veten dhe riktheheshin përsëri në shesh dhe kjo gjë filloi në mënyrë permanente nga ora 11:30 – 16:30 që u shpërnda protesta.

Qëllimin e arriti protesta, e para tregoi që shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me opozitën, jo se janë me Lul Bashën apo me Monikën apo Fatmir Mediun apo Dashamir Shehin apo Nard Ndokën apo Vangjel Dulen apo Shpëtim Idrizin. Protesta tregoi që Shqiptarët janë kundër Edi Ramës, janë kundër politikave të Edi Ramës, janë kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Po të shikoni keni një fotoreporter, feliksi, që e njihni të gjithë se si ai shante dhe mallkonte në facebook për faturën e energjisë elektrike në shtëpinë e tij ku ai nuk kishte ndenjur asnjë ditë në shtëpinë e tij dhe i kishte ardhur njëqind e dyzetë mijë lekë, po të shikosh shqiptarët sot kanë po të njëjtën rrogë që kanë pasur para 5-6 viteve por paguajnë ujë më shtrenjtë, dritat më shtrenjtë, librat e fëmijëve më shtrenjtë, ushqimet më shtrenjtë, ujin që pinë e paguajnë më shtrenjtë sepse uji i çezmës nuk pihet.

Po të shikosh dhe ti pyesësh shqiptarët që nga 2013 pretendonin një shëndetësi falas dhe sot nuk e kanë një shëndetësi falas, sot kanë një shëndetësi shumë të shtrenjtë për hir të së vërtetës. Po të futemi në gjithë ambientin e ekonomisë shqiptare do shikosh që ke një ekonomi të marxhinalizuar, të falimentuar dhe që lulëzojnë vetëm 4-5 veta të cilët janë njerëzit që marrin gjithë paratë e buxhetit shtetit i fusin në xhepin e tyre dhe më pas nuk dihet se ku përfundojnë. Dhe për të gjitha këto arsye njerëzit ishin në rrugë për ti treguar Edi Ramës që ne nuk jemi me ty dhe po iu them dhe një gjë tjetër.

Mos kujtoni se opozita po të donte me gjithë ata njerëz që ishin në rrugë për 10 minuta e merrnin godinën e kryeministrisë dhe ia jepnin surratit Edi Ramës dhe kush e përkrah në mënyrë të paligjshme Edi Ramën por këtu qëndron ndryshimi midis një pozite që do ti përdori njerëzit për interesat e saj dhe ne mendojmë se duhet të ketë një sjellje tjetër përsa i përket shqiptarëve, ku djegia e mandateve tona iu tregon atyre që tashme nuk ka më loje politike për t’ju thënë shqiptarëve që ne po bëjmë sikur djegim mandatet apo ne po bojkotojmë. Edhe pse veprimet e opozitës kanë qenë shume të qarta, kanë ezauruar çdo urë komunikimi me mazhorancën duke filluar që me Prokuroren e Përgjithshme që e zgjodhën me 69 vota, kur duhej të zgjidhej me 84. Duke vazhduar me amendamentet e Kushtetutës përsa i përket zhvillimit të funksionimit të KLGJ dhe KLP. Duke vazhduar me vettingun në polici, me amendamentet për studentët, etj. Pra ajo ç’ka dua të them është që ne nuk mund të ngremë institucion mbi mundimet e njerëzve pa sakrifikuar ne përpara.

Mendoj që djegia e mandateve është akti i fundit demokratik që bën opozita, përballë të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për hir të së vërtetës ata e mandatuan opozitën për të vepruar dhe për të ecur më përpara. Vendimi i sotëm i dy partive kryesore dhe i partive që janë aleate në frontin opozitar, është një vendim i drejtë, edhe pse do të dëgjojmë ciu-ciu nga njerëz që paguhen nga qeveria shqiptare.

Cicërimat e zogjve push verdhë përpara fluturimit të shqiponjave, të cilat do të mbrojnë me çdo gjë janë shumë të vogla dhe janë inekzistente. Megjithatë ka dy cicërima që kanë ardhur pasdite, ajo e Maja Kociancic, e cila thotë që djegia e mandateve është kundra produktive dhe shkon kundra përpjekjeve të vendit për të zbaruar reformat e kërkuara nga BE. Edhe Knut Fleckenstein thotë që djegia e mandateve dëmton negociatat me BE. E para, Knutinuk ka thënë kështu, por ka thënë që është zgjedhje personale e deputetëve.

E dyta, Maja Konciancic ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është në favor të ndryshimit të kufinjve që për mua është e pakonsiderueshme dhe tregon sjelljen e saj anti shqiptare. Ndërkohë që ajo nuk është më në punë tani, nuk ka më asnjë lloj mandati, sepse kjo ikën bashke me Mogherinin. Kur Mogherinin e kundërshtoi vetë ai që e kishte propozuar, që ishte një dështim në politikën e jashtme, unë nuk merrem më me kapitull të mbyllur. Pastaj, çdo deklaratë që vjen nga njerëz që kanë qenë shërbëtorë të devotshëm të Edi Ramës dhe të instalimit të grupeve të drogës dhe atyre kriminale në Shqipëri, për mua ka konflikt interesi, sepse në kompanitë lobiste që kanë lobuar për to, vijnë para të krimit të organizuar. Dhe e dyta, morali i kësaj zonjës apo i kujtdo tjetër, duhet të tërhiqen njëherë përpara se të flasin, sepse ju i keni parë protestat në Francë se sa të dhunshme kanë qenë. Vandalizmat që janë bërë në të gjitha rrugët e Parisit dhe PE bëri një rezolutë ku dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave plastikë. Do të shikojmë që kemi mbi 100 mijë veta në shesh, që protestojnë paqësisht dhe mund të jenë 30 veta, njëri prej tyre 80 vjeç që kërcen te kauçuku i Edi Ramës. Nuk thane asnjë fjalë për gazin lotsjellës.

Unë kam vjellë ditën e shtunë gjithë natën dhe gazetarët e Ora News apo të stacioneve të tjera, sepse kam disa video të tmerrshme, teksa të vjellësh nuk vjen nga gazi lotsjellës. Vjellja vjen nga gaz helmues luftarak. Gazi lotsjellës është i përbërë nga dioksiodi i karbonit dhe speci djegës. Ai të jep djegie të hundës dhe lot në sy. Ndërsa vjellje dhe dhimbje në diafragmën nuk vjen si rezultat i kësaj, e para. E dyta, po të shikoni ujin që dilte nga dera e Kryeministrisë, nuk ishte ujë por lëndë kimike, sepse po të ishte ujë, gjithë ai që është hedhur do të kishte ardhur deri te hyrja e Rognerit apo tek ura e Lanës, uji që del dhe rrjedh, nuk ka, ishte solucion kimik, i cili lagej, shpërndahej dhe nuk dilte më të vazhdonte në puseta të kanalizimeve.

Ndërkohë në anën tjetër kanë qenë mbi 50 veta tanët që kanë shkuar në QSUT, nuk i janë marrë analizat, i janë bërë serume në gjak për ti pastruar gjakun dhe më pas kanë bërë sikur kanë marrë analizat. Vilma Nushi ishte shumë e shqetësuar sepse nuk i kishin bërë analizat tek Vilma që të merrnin paratë nga buxheti i shtetit, por i kishin bërë tek laboratori i QSUT. Pra çfarë dua të them, dua atë them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë false apo një peçikllas përballë nuk po them këta vandalët këta kriminelët që ishin të dhunshëm që i thyen peçikllasin dhe kërpudhën, se këta 50 veta ishin, por nëse këta 50 veta do të shkonte policia ti kapte dhe unë dhe populli do ti shkonim policisë ta dhunonte, po kishte të drejtë, por ata nuk bënë përçapjen më të vogël për ti kap dhunuesit. Atëherë me çfarë të drejte më helmon mua që jam 10 metra, 15-20 metra dhe jam paqësore, po të bëj një pyetje, Fatos Lubonja ishte gjë dhunues, Fatos Lubonja ishte tek Presidenca, atje po rrinte, atje është helmuar, Klajda Gjosha ishte gjë dhunuese që ishte edhe shtatzënë. Çfarë është kjo, ose je polici kriminale ose je kryeministër kriminal ose je i paaftë.

Si do ta zbulojmë se çfarë kanë hedhur mbi protestuesit?

Monika Kryemadhi: Unë kam përshtypjen që institucionet ndërkombëtare kanë marrë analiza për të bërë analizën e lëndës kimike që është hedhur ndaj qytetarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here