Shkodër
Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia një shtetas me armë zjarri.
Nga strukturat e Komisariatit Vau i Dejës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S. , 22 vjeç , banues në qytetin Pukë , me një armë zjarri Automatik , e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.