Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agollit

Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agollit

0
682

Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, Sadije Agolli.

E veja e shkrimtarit të madh u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Ajo ndërroi jetë pak minuta më parë në Spitalin e Neurologjisë.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Ora News Sadije Agolli u shpreh : Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë këtë propozim që do të bënin këtë dhe të Ismailit poshtë nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thoja që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë.Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë. 

Kalova vetëveten ç’është e vërteta.Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur. Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë.Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve.

Dritëro Agolli u nda nga jeta dy vjet më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here