Pas sulmit të paprecedentë të policisë dhe gardës me gaz lotsjellës dhe helmues, disa qytetarë iu janë afruar forcave të rendit duke iu kërkuar llogari për veprimin e paligjshëm, sipas tyre.
“Çfarë janë këto? Nga unë e të gjithë që protestojnë ju merrni rrogën. Asnjeri nuk qëllohet me këto. Ju jeni majonetat, veglat e tij. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Na helmuat. A keni fëmijë? Turp që mbroni këtë parlament”, iu drejtua një prej qytetarëve punonjëve të policisë.
“As në Siri nuk bëhet kështu. Na helmuan. Ka qenë katastrofë”, thotë një tjetër qytetar.