“20 vjet karnaval n’demokraci”, Shkodra feste ne datat 2 dhe 3 mars kushtuar ketij jubileu!

0
914

 

Ne datat 2 dhe 3 Mars Shkodra do te festoje kete vit karnavalet, qe perkojne me 20 vjetorin e ketij organizimi. Sivjet tema eshte e veçante “20 vjet karnaval n’demokraci”, qe vjen ne bashkepunim me drejtorine e arsimit, e nen kujdesin e shoqates “Zef Jubani”.

Tradita do te risjelle tiparet karakteristike te kesaj feste sic jane bejtat, interpretimet e nxenesve dhe dordoleci, qe simbolizon te keqen e nje viti, e qe kulmon me djegien e tij.

Shkodra do te jete ne feste pergjate te shtunes dhe te dieles. Ftesa eshte per te gjithe qytetaret, qe te behen pjese  e karnavaleve.Hijeshise nuk duhet ti mungojne as femijet me kostume shumengjyreshe.Karnavalet do te jene ne 2 sheshet kryesore, perpara bashkise Shkoder dhe ne sheshin tek “Luigj “Gurakuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here