Vendimi i Ministrise se Shendetesise per te forcuar disiplinen e shoqerimit ne spitale te pacienteve nga te aferm te tyre, ka per qellim mbrojtjen e personelit mjekësor nga kercinimi i individëve te papergjegjshem. Eshte ky komenti i drejtoresh se spitalit rajonal te Shkodres, Teuta Rrjolli, e cila theksoi se eshte barbari te kercenosh apo te sulmosh mjeket.

Rrjolli tha se eshte e nevojshme qe ne mbrojtje te bluzave te badha duhet te jene te gjithe qytetaret, i gjithe opinioni, shoqëria civile dhe mediat, pasi misioni i personelit shendetesor per shendetin e njerëzve eshte i pazevendesueshem:

Debati rreth dhunes ndaj bluzave te bardha u rikthye pas akteve te dhunes ndaj nje mjeku ne Durres. Ministria e Shendetesise ne analize te asaj ngjarje dhe te disa rasteve te tjera dhune ne spitale, vendosi qe te mos lejohet me ne spitale shoqerimi i pacienteve nga te afërmet e tyre, me përjashtim te rasteve kur e vendose mjeku.

LEAVE A REPLY