Chihuahua Julep,është një koktej bar në qendër të Helsinkit, Finlandë, i cili nuk i lejon konsumatorët që të përdorin smartfonët brenda strukturës për të inkurajuar ndërveprimin “në botën e vërtetë.”
Fillimisht, pronarët inkurajuan vetëm vizitorët që të largonin telefonat e tyre në mënyrë që drita e fortë të mos prishte atmosferën e vetë barit.
Por duke vënë re se njerëzit filluan të integroheshin mes tyre dhe të komunikonin vazhdimisht vendosën të ndalonin me rregull përdorimin e telefonave në ambientet e lokalit të tyre.
Tani kushdo që dëshiron të shijojë një pije në këtë bar duhet të dorëzojë telefonin pas mbërritjes.
Pronari i këtij bari është shprehur se ka qenë tejet e vështirë të binden të rinjtë dhe adoleshentët që të dorëzojnë telefonat e tyre por me pak mund ia kanë arritur qëllimit duke parë situata fantastike të ndërveprimit të tyre me prindërit, situata që prej kohësh i mungojnë shoqërisë sonë.
“Ndërveprimi social është kaq i ndryshëm kur nuk ka telefona, shumë njerëz dëshirojnë të minimizojnë përdorimin e telefonave por e kanë shumë të vështirë diçka të tillë”, tha Jarvinen.
Varësia nga smartphonët dhe mediat sociale është një temë e nxehtë në Finlandë por jo vetëm. Disa ekspertë thonë se rreth 90% e përdoruesve të smartphoneve në veri të vendit varen plotësisht prej tyre.
Chihuahua Julep nuk është bar i parë në botë që ndalon smartfonat. Nja dy vjet më parë, pronari i një pijetore në Brighton në Britaninë e Madhe, kishte instaluar një kafaz Faraday rreth shtëpisë për të bllokuar plotësisht të gjitha sinjalet e telefonit celular.