Euro “merr arratinë”, aksionerët e mëdhenj dërgojnë fitimet jashtë vendit

0
710

296 milionë euro është shuma që aksionerët e kompanive të mëdha kanë dërguar jashtë Shqipërisë në 9 muaj të vitit të shkuar. Shuma pritet të jetë edhe më e madhe për shkurtin, pasi ka ndikuar dhe në rritjen e nivelit të euros në treg. Megjithatë Adrian Civici shprehet se nuk pritet të ketë luhatje të tjera në treg duke parashikuar një situatë stabile.

Transferimi i parave jashtë Shqipërisë prej aksionerëve të mëdhenj të kompanive që operojnë në Shqipëri ka sjellë një rritje me rreth dy pikë të euros në treg.

Eksperti  Adrian Civici  deklaron se kjo situatë  mund të vijojë për disa javë por nuk parashikohen luhatje më të mëdha.

Adrian Civici: Rritja e euros në raport me lekun kanë qenë disa  luhatje të  vogla pozitive të forcimit të euros në raport me lekun, që reflektojnë disa lëvizje në tregun monetar shqiptar, që nga transferimi i fitimeve të disa prej kompanive më të mëdhaja dhe disa luhatje pozitive që ka pasur euro në tregjet ndërkombëtare në raport me dollarin amerikan dhe paundin britanik. 

Niveli i euros 124-125 lekë pritet që të vijoj të jetë një ekuilibër i ri në ekonominë shqiptare. Edhe në verë kur ka më shumë euro në treg për shkak të turistëve dhe emigrantëve nuk parashikohet që të ketë ndryshime të ndjeshme.

Adrian Civici: Luhatja e tij do të varet nga faktorë më madhor sesa nga faktorë konjukturor që ndodhën në një javë ose në një muaj të caktuar. Në këto nivele që është euro sot me pak luhatje, duke pasur parasysh edhe tendencat sezonale që ndodhin, dalja e prodhimit vendas, afrimi i sezonit turistik, rritja e fluksit të eurove në qarkullim në Shqipëri ose investime të huaja direkte që mund të vijnë mund ta lëvizin pak kursin e euros. 

Megjithatë duket se në këto 10 ditë ka një rritje të ndjeshme të daljes së parasë jashtë. kjo pasi dërgesat e aksionerëve kanë qenë të larta përgjatë gjithë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Bankës së  Shqipërisë në 9 muajt e 2018 transferimi i kompanive kap vlerën e  296 milionë eurove dhe konsiderohet më i lartë se një vit më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here