Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Sot protesta, zbulohet plani operacional i policisë: Ata gjuajnë dy herë ne...

Sot protesta, zbulohet plani operacional i policisë: Ata gjuajnë dy herë ne një herë

0
663

Mbi 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara edhe sot për të ruajtur institucionet, ndërsa opozita do të mbajë protestën e radhës para parlamentit.

Policia e Shtetit ka instaluar kamera siguri , të cilat do të shërbejnë për identifikuar protestuesit me anë të zoom-it.

Kamerat janë vënë në vende të ndryshme të sheshit, për të mundësuar një pamje sa më të gjerë të mbulimit të protestës.

Ndërkohë policia e Tiranës i ka refuzuar lejen Partisë Demokratike për të mbajtur tubimin me arsyetimin se gjatë protestës së 26 shkurtit është thyer ligji, ndërsa nga ana tjetër PD mohon të jetë ushtruar dhunë ndaj policisë dhe deputetëve, dhe të martën do të mblidhen për të protestuar pasi kjo njihet dhe nga Kushtetuta.

Në takimin që mbajti pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbuloi dhe skemën operacionale që policia po ndërmerr në rastet e protestave ‘me grafikë’ siç i quajti ai.

“Sot detyrohemi të ndërtojmë skema mbrotjeje që është turp për ne por nuk kemi çfarë të bëjmë. Policia e shtetit po ndjek një strategji jokonfrotuese dhe të përshkallëzuar. E kemi pagëzuar si 1. 1. 0. Pra një hap më mbrapa në kohë në raport me ata. Lëri kohë dhe mundësi atyre që duan të bëjnë sherr. Një nivel më poshtë në nivelin e dhunës. Nëse gjujanë dy herë ata ne gjuajmë 1 herë dhe zero viktima.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here