Kupa “Panajot Pano”, edicioni i dhjetë i së cilës këtë radhë u zhvillua në qytetin e Ulqinit me pjesëmarrjen e mbi 100 gazetarëve nga Shqiperia, Kosova, Ulqini, Maqedonia, si dhe Gjermania dhuroi jo pak emocione për të pranishmit e shumtë që e ndoqën prej së afërmi, mes të cilëve kishte personalite të qeverisjes vendore të Ulqinit, nga Tirana, dhe vende të tjerë të rajonit. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ish presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, i cili nga organizatorët është konsideruar si i ftuar special.

Në shenjë respekti dhe konsiderate për kontributin e tij si ish president i Vllaznisë, por edhe si mbështetes i vazhdueshem i gazetarëve shkodranë dhe kupës “Panajot Pano” në veçanti, organizatorët nderuan me disa tituj radhazi zotin Agron Çela per mbeshtetjen e vazhdueshme te dhene.

LEAVE A REPLY