Lorenc Vangjeli: Në përgjimet e reja do dëgjoni zërin e Edi Ramës

0
679

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron se përgjime të reja mund të dalin në dritë, ku do të dëgjohet zëri i Edi Ramës. Në emisionin ‘Java’ në TVSH, analisti sqaroi se kryeministri është kapur në biseda me një person, i cili gjithashu është xhiruar duke shpërndarë para [i referohet parave per blerje votash].

Vangjeli nga emsioni “Java” në RTSH, u shpreh se nëse këto biseda ekzistojnë, opozita do deklarojë se përgjimet janë bërë nga shërbimet partnere.

Edi Rama është kapur në biseda me një person të njohur të asaj zone, i cili gjithashu mendohet se është i xhiruar në ndarje e sipër parash, i vetmi problem është se sipas ligjit, nëse është i përgjuar dhe kur në përgjime del një deputet apo Kryeministri që është me imunitet, çdo gjë duhet ndaluar dhe çfarë është regjistruar duhet shkatërruar. Unë paralajmëroj se, nëse një gje e tillë do të ndodh, opozita do të thotë se këto informacione i ka marrë nga shërbimet të huaja partnere dhe unë pres dhe vë një bast për këtë”, Lorenc Vangjeli në Java.

Paralajmërimi për përgjime të reja është bërë dhe nga gazetari Basir Çollaku, i cili gjithashtu thotë se në përgjime është edhe Edi Rama.
Po sot ish-deputeti Edvin Salijanji foli për përgjime të reja që do të publikohen shumë shpejt dhe që lidhen me blerjen e votave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here