Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Basha: Rama i paligjshëm! Në 16 mars kemi takim me historinë

Basha: Rama i paligjshëm! Në 16 mars kemi takim me historinë

0
568

Nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe, kreu i PD, Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të marrë më vendime për qytetarët. Sipas Bashës, Rama është i paligjshëm.

Basha: Edi Rama ti nuk merr dot asnjë vendim për shqiptarët.  Ja i paligjshëm, je ilegjitim. Je po aq legjitim dhe i paligjshëm si kriminelët me të cilët ka marrë pushtetin.

Sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetar, ka ardhur koha që vendimet ti merrni ju, ju duhet të vendosni. Ju duhet të vendosni, siç keni vendosur të nisim së bashku një rrugëtim që na bën bashkë më të vendosur drejt vlerave evropiane dhe drejt Shqipërisë evropiane.

Për djegien e mandateve, Basha tha se është vendimi i drejtë, i ligjshëm, patriotik dhe demokratike.

Basha: Djegia e mandateve të opozitës është vendimi më i ligjshëm, demokratik e patriotik i ndërmarrë ndonjëherë.  Me këtë vendim ne dolën në krah të popullit, jashtë nga parlamenti i krimit.  Me këtë vendim ne kemi marrë një hap historik për ti dhënë fund një regjimi të kalbur. Ky është vendimi që ne kemi marrë, është vendim i drejtë, është vendimi për të mos qëndruar krah kriminelëve, por për të qëndruar në krah të qytetarëve dhe shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here