Saturday, August 24, 2019

Kryemadhi: PS ka 5 deputetë të vjedhur dhe 25 të blerë

129
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Fushë-Kruja tha se parlamenti është legjitim. Sipas saj nëse votimi do të ishte i ndershëm, PS nuk do të kishte më shumë se 50 deputetë.

Kryemadhi: Ai parlament është ilegjitim. Kjo do të thotë se PS minimumi i ka 5 deputetë të vjedhur dhe 28 të blerë. Pra do të thotë që PS në atë parlament po të kishte qenë votim i ndershëm do të kishte më pak se 50 deputetë. Atëherë ky njeri që nuk çon para drejtësisë shkaktarët e këtij procesi, ky njeri që nuk thotë asnjëherë më fal, ky njeri që nuk konsideron as shtet, as parlament as institucione. Ky njeri që shkriu me qëllim Gjykatën Kushtetuese, që opozita mos kishte mundësi të ankoheshe, ky njeri ka kapur shtetin dhe e përdor sic do vetë dhe e ndan me krimin e organizuar.

Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës në 16 mars.

LEAVE A REPLY