Friday, April 19, 2024
Home Sport Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe trajneri shkodran, Viktor Kçira…

Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe trajneri shkodran, Viktor Kçira…

0
1369
Shkodra është zgjuar me një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm. Eshtë ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ish- basketbollisti dhe trajneri i njohur Viktor Kçira.Një emër shumë i njohur jo vetëm në këtë qytet por edhe në gjithë sportin shqiptar për kontributin e tij të madh që ka dhënë në sport.

Viktor Kçira lindi në Shkodër më 18 prill të vitit 1944 dhe angazhohet shpejt me sportin duke zgjedhur basketbollin si më të preferuarin e tij. Luan me të rinjtë e Vllaznisë dhe më pas, kalon me studime në Tiranë por baskebtollin e vazhdon, duke luajtur këtë herë me ekipin e Dinamos.

Rikthehet sërish në Shkodër dhe luan me Vllazninë deri në fund të viteve ’70. Pas lënies së sportit, Kçira do të niste punën si trajner, duke drejtuar ekipin e basketbollit të të rejave por edhe të rriturave të Vllaznisë ndërsa në vitet ’80 do ta gjejmë edhe si trajner i volejbollit ndërkohë që do të rikthehej sërish në krye të ekipit të basketbollit të të rriturave në vitin 1986.

E drejton atë deri në vitin 1988 duke fituar në këtë vit edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Më pas do të emërohej në postin e shefit të Klubit Vllaznia për një periudhë të shkurtër.

Viktor Kçira mbetet një figurë e rëndësishme e sportit shkodran për të cilin ka dhënë kontributin e tij për gati 30 vite me rradhë.Ceremonia e varrimit të këtij personazhi të rëndësishëm të sportit shkodran do të zhvillohet sot në orën 16.00.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kçira për humbjen e njeriut të saj të dashur, por edhe komunitetit të basketbollit dhe volejbollit shkodran për humbjen e kolegut dhe trajnerit të tyre.
I përjetshëm qoftë kujtim yt Viktor Kçira!

@ShokodraSport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here