Ristani: Revoltë, ose përgatit shpinën të mbash të njëjtin dru

0
617

Ish Sekretari i Përgjithshëm dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për dhunën e Policisë së Shtetit mbi fëmijët, gratë e të moshuarit pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Sipas tij, njerëzit duhet të reagojnë ose përndryshe të njëjtën gjë mund ta pësojnë edhe në kurrizin e tyre.

“Ky është realiteti i shqiptarëve nën pushtetin e Ramës. Kjo është e vërteta e dhimbshme. Është po kaq e vërtetë, se ka edhe më keq. Zgjidh e mer, o shok, o mik, o vëlla. Proteste, revoltë, kryengritje, ose përgatit shpinën të mbash të njëjtin dru”, shkruan Ristani.

Përplasja e banorëve me Policinë e Shtetit erdhi pas tentativës të një personi, pretendent i pronës në fjalë, për ti nxjerrë nga banesa.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, të cilët në masë u solidarizuan me familjarët dhe sulmuan Policinë e Shtetit, ministrin e brendshëm dhe kryeministrin Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here