Ndoka kundër vendimit të Hajdarit: Të konsultohej me zgjedhësit

0
565

Ish-deputeti i PD-së, Nard Ndoka respektin vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin. Megjithatë, për Ndokën vajza e Azem Hajdarit duhet të ishte konsultuar paraprakisht me zgjedhësit dhe jo me ndërkombëtarët, siç ajo pretendon.

“Është e drejta e çdo deputeti, është zgjedhje personale lidhur me mandatin. Opozita e bashkuar pati një vendim politik, por ajo vendosi që mos t’i bindej vendimit politik. Është shumë e rëndë të thuehet se interesi kombëtar të jetë në duart e saj.

Minimumi i respektit ndaj zgjedhësve do ishte të organizonte një takim me ta dhe të kërkonte mendimin e atyre që e kanë zgjedhur para se të konsultohej me ndërkombëtarët. Interesi im personal do ishte të isha në parlament, por përderisa zgjedhësit e mi janë në protestë mua nuk më shkon të rri në parlament.

Unë do ta mbështesja vendimin e saj nëse ajo do ishte një zë kritik brenda PD dhe të kishte krijuar një profil brenda partisë. Ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë. Është paradoks sepse ajo më heërt deshi ta dorëzonte mandatin dhe akti do bënte sens dhe do fitonte pikë maksimale, ndërsa tani ka shkuar në kuotat minimale.

Në aspektin institucional, thirrja është në bllok, ndërsa interferimi në deputetetë të veçantë nuk ndodh. Unë nuk do kisha pranuar këshilla as nga miqtë e mi lidhur me mandatin”, deklaroi Ndoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here