Nga Interneti tek Barbi: 5 përvjetoret që do të festojmë në 2019-tën

0
648

2019-ta do të jetë një vit me plot jubile. Leonardo Da Vinci, Interneti, rënia e Ëall Street, Simpsons, Barbie: duket se një pjesë e bukur e imagjinatës kolektive është mbledhur së bashku për të festuar një përvjetor, pak a shumë të largët, thjesht në muajt e ardhshëm.

Ja lista e disa nga eventet më të rëndësishme që do të festohen këtë vit:

40 VJETORI I CD-ve.

Ishte 8 Marsi i vitit 1979, kur ‘Philips’ fton shtypin ndërkombëtar për të parë një disk optik prej 11.5 cm dhe një lexues audio kompakt disk. Qëllimi? Demonstroi se si mund të përdorni regjistrimin dhe rishikimin digjital për të riprodhuar sinjale audio me një cilësi të lartë stereo që as nuk ishte imagjinuar deri atëherë. Përmes bashkëpunimit me ‘Sony’, diametri përfundimtar i CD do të bëhej 12 cm dhe rezolucioni i propozuar fillimisht prej 14 bitësh do të rritej në 16 bit.

60 VJETORI I BARBIT.

Më 9 mars 1959, një kukull debutoi në panairin ndërkombëtar të lodrave në Neë York, tiparet e së cilës të kujtojnë ato të një vajze pin-up. Ideja erdhi tek Ruth Handler, bashkë-themelues i Mattel, duke parë vajzën e saj Barbara të luante me kukulla të ngjashme si imazhi i sotëm i Barbit por që i kishte në letër. Pse të mos krijonte një të tillë tri dimensionale? Vetëm në vitin e parë të krijimit të barbit u shitën 350 mijë kukulla.

5 SHEKUJ PA LEONARDO-n.

Më 2 maj 1519, Leonardo da Vinçi vdiq në Amboise në Francë, ku ai ishte zhvendosur dy vjet më parë me ftesë të mbretit Francis I, për të cilin kishte projektuar pallatin mbretëror të Romorantit në luginën e Loire. Leonardo gjithashtu solli Xhokondën me vete në Francë, të cilën mbreti Francis e pagoi 4 mijë monedha ari që ishin të barabarta (dy vjet të pagës së Leonardos). Pra, nuk është e vërtetë se është vjedhur.

GJYSMË SHEKULLI ME HËNËN

Më 20 korrik 1969, në orën 22:18 dhe 4 sekonda anija Apollo 11 zbret në Hënë. Në bordin e Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, të cilët disa orë më vonë ecën ( për herën e parë në historinë njerëzore) për rreth dy orë e gjysmë në satelitin tonë. Si turistë normalë, të dy fillojnë të shkrepin fotografi: shumica e tyre portretizojnë Aldrin, sepse Armstrong ishte fotografi zyrtar.

50 VITE ME INTERNETIN.

Më 29 tetor 1969, në Departamentin e Teknologjisë së UCLA-s, para një ekrani të gjelbër monokrom një student i ri, Charley Kline mori në telefon laboratorin kompjuterik të Stanford-it. Ai në këtë mënyrë tentoi që së bashku me profesorin e tij Leonard Kleimrock, të dërgojë mesazhin e parë nëpërmjet një lidhjeje interneti. Në anën tjetër është Bill Duvall: të dy punojnë për ARPANET (Advanced Research Agency Netëork), një rrjet i financuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes që lidh 4 terminale të pavarura të instaluara në UCLA, Stanford, Universitetin e Kalifornisë dhe Universitetin e Utah. Kline përpiqet të dërgojë fjalën “login”, por vetëm dërgon “L” dhe “O” përpara se lidhja midis terminaleve të ndalojë. Disa orë më vonë, megjithatë, eksperimenti ka sukses dhe shfaqet forma e parë rudimentare e internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here