Skandal në panairin e Frankfurtit, ylli komunist valëvitet në flamurin shqiptar

0
843

Një tjetër turp duket se do të shoqërojë Shqipërinë në prezantimet e saj ndërkombëtare.

Skandali i radhës është raportuar sot në panairin e Frankfurtit në Gjermani, ku flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjën kuqezi.

Skandali është denoncuar nga pjesëmarrës në këtë panair që duhet të ishte imazhi më i mirë për Shqipërinë por që na kthen në një periudhë të errët për vendin.

Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes Rama që po e çon vendin drejt një diktature.

Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë pa djeninë e palës shqiptare, por mungesa e vëmendjes i bën organizatorët shqiptarë po aq fajtorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here