Saturday, April 20, 2024
Home Politikë ‘Barna të skaduara te QSUT’, Bardh Spahia: Kjo është kriminale

‘Barna të skaduara te QSUT’, Bardh Spahia: Kjo është kriminale

0
580

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është një nga zërat më kritik ndaj qeverisë kur vjen puna për problemet që  hasen në fushën e shëndetësisë. Me anë të një reagimi në “Facebook”,  Spahia shprehet se ka denoncuar që vitin e kaluar se në QSUT , 93 % e barnave janë të skaduara.

Ai shprehet se është kriminale të luash me jetën e pacientëve, të cilët vijojnë të nëpërkëmben si rezultat i vjedhjeve të kryera nga pushteti dhe qeverisja e gabuar.

“HAJDUTET ME PUSHTET!E kam denoncuar qe ne fillim nentorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaceve, ku 93% e barnave ne QSUT ishin te skaduara.

Ne ate kohe ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat jane kokeforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit jane kokeforta: 7 milione euro ilace te skaduara, jo pak!!! Pershendes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal te hapur nga Prokuroria e Tiranes.

Eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje! As mjeket, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet te tolerojne vjedhjen si model qeverisjeje!”, shkruan Spahia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here