Mediat ndërkombëtare kritikojnë spotin qeveritar për turizmin: Slogan i gabuar, nuk menduat për kuptimin e dytë

0
777

Mediat ndërkombëtare kanë komentuar spotin e publikuar sëfundmi nga Ministria e Turizmit me sloganin “Rrëmbehu nga Shqipëria”.

Sipas “Quartzy”, slogani është i papërshtatshëm, pasi lidhet me filmin e realizuar në vitin 2008 “Taken”, ku aktori kryesor Liam Neeson është në kërkim të vajzës së tij të rrëmbyer nga trafikantët shqiptarë.

Për “Quartzy”, përmendja e trafikimit njerëzor nuk është një ide e mirë dhe ka dyshime të mëdha nëse do të ketë efektin e parashikuar.

Quartzy shkruan:

Dikush mund të mendojë se bordi i turizmit në Shqipëri po shpreson të ketë famën virale që mori lituania me sloganin ‘Pika G e Europës’, apo Tajlanda me sloganin ‘Hapuni ndaj hijeve të reja’, që u shndërruan në sukses të madh dhe tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por nëse slogan i ri i turizmit në Shqipëri do të sjellë më shumë turistë, kjo mbetet e hapur për debat. Ju mund të supozoni se bordi i turizmit të vendit zgjodhi ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ pa menduar për kuptimin e dyfishtë: Ata donin që ju të “rrëmbeheni” nga bregdeti i mrekullueshëm i vendit dhe banorët mikpritës, jo të kujtoni rrëmbim, trafikun seksual, kriminelët ose rrjetet e krimit të organizuar. Megjithatë, Shqipëria shpreson të tërheqë 10 milionë vizitorë në vit.

Përsa i përket realizimit, “Quartzy” e ka vlerësuar maksimalisht, përfshi edhe pamjet me dron. Në artikull shkruhet më tej se trafikimi i qenieve njerëzore mbetet ende një problem për Shqipërinë.

Kjo bazuar edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë këtu se në video ka edhe një mesazh për aktorin Liam Neeson ku thuhet:

Hey Liam! Ti i ke bërë njerëzit e të gjithë botës të mendojnë se shqiptarët janë kriminelë, keqbërës dhe rrëmbyes. Merr avionin se do të rrëmbehesh nga Shqipëria!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here