Finalizohet operacioni policor “MARANAJ”

Në pranga 11 persona si dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim

Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

1. B. A. 61 vjec nga Shkodra

2. E. M., 33 vjec nga Shkodra

3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;

4. A.D. 39 vjec nga Shkodra

5. M.B. 31 vjec nga Shkodra

6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

7. E.F., 38 vjec nga Shkodra

8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra

9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;

10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;

11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:

1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.

Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– 238 600 Euro CASH
– 272 400 dollare CASH
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automejte transporti
– 1 revolver,
– 1 krëhër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celualarë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

LEAVE A REPLY