Dhjetra forca policie Renea, FNSH dhe Shqiponja kane arrestuar rreth 14 persona ne Shkoder. Keto arrestime jane bere pasi keto shtetas prej kohesh ushtronin veprimtarine e paligjshme te dhenies apo marrjes se fajdeve.

Ne total lista e personave per te cilet policia ka ekzekutuar urdherat e ndalimit eshte 16 shtetas. Forcat e policise nga Tirana kane zbarkuar ne Shkoder qe ne oret e para te mengjesit duke nisur menjehere aksionin blic te shperndare ne pika te ndryshme ne qytet.

Ky aksion vazhdon ende ne qytetin e Shkodres ndersa pritet qe hetimet te shkojne edhe me tej. Policia e shtetit pas pergjimeve per afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Ne vazhdim pritet qe te japen me shume detaje rreth ketij operacioni me emrat e te arrestuarve.

LEAVE A REPLY