Një ekip shkencëtarësh dhe projektuesish u bashkuan së fundmi për të krijuar një mjet që do t’u tregonte australianëve dhe botës se si pritet të jetë klima në vitin 2050 dhe bënë në një zbulim befasues.

“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke zbuluar edhe një mënyrë tjetër e tjetërsimit të klimës është gati të ndryshojë drastikisht  jetën në Tokë.

Ekipi, i përbërë nga projektues të Shkollës së Artit dhe Dizajnit të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike i ANU, mbështetet në të dhënat e Byrosë së Meteorologjisë dhe Informacionit Shkencor.

Sapo i hartoi të dhënat, ekipi i ANU-së kërkoi një mënyrë për ta bërë publike në një mënyrë sa më të veçantë para publikut këtë zbulim.

Dhe meteorologët menduan se mënyra për ta bërë edhe më tërheqëse për publikun ishte përmes vendosjes në një imazh të vetëm të gjitha informacioneve ndër vite dhe në mënyrë që çdo person të identifikonte zonën e tij.

Pasi mblodhën të dhënat, ekipi mendoi të krijojë mënyrën më tërheqëse për ta prezantuar atë.

“Shikuam temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.

Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”.

Gjatë këtij sezoni të ri, temperaturat vazhdimisht do të kulmojnë mbi 40 gradë Celsius për periudha të qëndrueshme kohore , bazuar në parashikime.

Kjo nuk është e vetmja iniciativë me qëllim të paraqitjen e parashikimeve klimatike për publikun në një mënyrë të efektshme.

Në shkurt, një ekip i studiuesve të SHBA zbuloi një aplikacion të ngjashëm në internet që krahason klimën e qyteteve të SHBA në 2080 me klimën e qyteteve të tjera sot. Për shembull, ajo vë në dukje se klima e Uashingtonit, D.C në vitin 2080 ka të ngjarë të jetë si ajo e Misisipit të veriut sot.

LEAVE A REPLY