Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet penale për marrëveshjet që ka lidhur Facebook lidhur me të dhënat me gjigantët e tjerë të teknologjisë, duke intensifikuar presionin ndaj rrjetit social të Mark Zuckerberg.
Kjo u raportua nga New York Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave një juri e madhe kërkoi informacione nga të paktën dy prodhues të smartfonave që do të lidhnin marrëveshje me Facebook, duke fituar kështu të drejtën e të dhënave personale të qindra miliona njerëzve.
Të dy kompanitë janë pjesë e grupit të mbi 150 kompanive duke përfshirë Amazon, Apple dhe Sony që kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e të dhënave.