Saturday, April 20, 2024
Home Kronika Kavajë, plagoset me armë gjahu pronari i një furre buke

Kavajë, plagoset me armë gjahu pronari i një furre buke

0
565

Një 60-vjeçar, pronar i një furre buke është plagosur me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, mëngjesin e kësaj të premteje.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale S.T 26 vjeç, i cili sipas policisë e ka plagosur 60 vjeçarin pas një konflikti për motive pronësie.

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor”, sqaron policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here