Wednesday, May 22, 2019

Rama: Së shpejti një fermë në UBT, nuk është endërr me sy mbyllur

74
0

Kryeministri Edi Rama i  pranishëm sot në një takim me drejtues dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ka prezantuar projektin për ndërtimin e fermës së parë didaktike. Rama, teksa e cilësoi projektin një ëndërr  me sy hapur,  u shpreh se ndërtimi do të realizohet në bazë të partneritetit qeveri-universitete, në kuadër të angazhimeve për Paktin për Universitetin.

“Kemi domosdoshmërinë që ta vëjmë këtë potencial edhe në funksion të mësimit më cilësor të studentëve. Ky universitet ishte një qendër ekselentë me reputacion ndërkombëtar për kërkimin shkencor. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe bibloketës iu vu zjarri.Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht. Dhe u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të  Universitetit.

Ne kemi diskutuar me rektorin që në takimin e parë masterplanin dhe gjërat morën rrjedhjën e duhur falë protestës. Faktikisht, ne sot jemi në kushtet  Ka nisur të krijojë dosjet e projekteve që do përfshijë në planin e financimit që qeveria është detyruar të zbatojë.

Faktikisht, ne sot nuk bëjmë asgjë tjetër veçse financojmë një pakt. Prej tyre 31 persona janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nuk është thjesht një valë si kjo e 373 studentëve të parë, por një angazhim afatgjatë të Paktit të Universitetit. Ne do vazhdojmë dhe të integrojmë në administratë të gjitha kapacitetet e mira që dalin nga universiteti, duke iu referuar kategorive të ekselentëve. Këtu kemi marrë venmdimin e rindërtimin dhe krijim in e standarteve normale për të gjitha konviktet. Kemi bërë ndërhyrjet e nevojshme që konviktetit t’i përgjigjen standarteve. Ajo që po diskutoja me rektorin është kjo që univeristetit bujqësor i takon, të krijojë edhe një model me të tjerët. Ku përfshihen pedagogë dhe studentët më të mirë dhe një terren që shërben si destinacion për praktikat mësimore dhe të gjitha proceset eksperimentale. Unë besoj që ky territor të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shmdërruar në një zonë tërheqësese për vizitorët nga jashtë. Kjo nuk është një ëmdërr sy mbyllur.Është një ëndërr me sy hapur”, tha Rama.

LEAVE A REPLY