Gjykata e Shkodrës ka rikonfirmuar masat e sigurisë, duke lënë në “arrest me burg” 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Maranaj”, me masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë më herët nga gjykata. Burimet thanë se në seancën me dyer të mbyllura të gjithë kanë kërkuar lirim.
Nësë qytetarët ose biznesmenët nuk kthehin shumat në kohë, ata humbisnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.
Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme.