Protesta do të jetë 48-orëshe, ja çfarë pritet

0
707

Sipas burimeve brenda frontit opozitar që po organizon protestën e sotme, janë marrë masat që pjesëmarrja të jetë historike.

Mësohet se ndryshe nga sa kanë provokuar me skenarë dhune, media të ndryshme pranë Edi Ramës, protesta do të jetë shembullore për sa i përket mënyrës paqësore të demostrimit.

Me qindra të rinj do të angazhohen që të monitorojnë provokatorë të mundshëm, të cilët mund të simulojnë një përplasje me policinë, siç ndodhi në disa episode në tubimin e 16 shkurtit.

Ndryshe nga sa dihej deri më tani është planifikuar, që ky demonstrim të shtrihet në dy ditë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse organizatorët kanë kërkuar nga policia leje 48- orëshe.

 

Por kjo kërkesë është refuzuar nga drejtuesit e uniformave blu, të cilët njëkohësish kanë rritur jashtëzakonisht masat, duke rrethuar institucionet me një numër rekord forcash, mbi 1200.

Policia dhe Garda kanë vendosur gardh hekuri në oborrin e kryeministrisë, dhjetëra kamera nëpër shtyllat e ndriçimit dhe kanë blinduar me mbrojtëse çeliku dyert e dritaret, jo vetëm selinë e qeverisë, por të gjitha ministritë përqark bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here