Boksierja shkodrane Elsidita Selaj vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Pas medaljes së argjendtë të fituar vitin e kaluar në Kampionatin Europian U18 që u zhvillua në Itali, ajo ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë në Kampionatin Europian U22.

Selaj per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore eshte detyruar qe te nderprese garen ne Kampionatin Europian U22.

Kete fakt e ka bere te ditur vete trajneri i saj Jetmir Kuçi i cili me ane te nje postimi tha se se Elsidita e ka te pamundur te vazhdoje rrugen drejt finales, duke u mjaftuar me vendin e trete ne Europian.

Sot Selaj eshte vleresuar  me medaljen e bronzte te vendit te trete te fituar ne Kampionatin Europian U22, duke uruar qe boksierja shkodrane te triumfoj dhe te rrembeje te tjera medalje ne te tilla kampionate.

 

LEAVE A REPLY