Thursday, April 25, 2024
Home Sport Panuçi: Nëse lojtarët luajnë me zjarr, mposhtim këdo

Panuçi: Nëse lojtarët luajnë me zjarr, mposhtim këdo

0
570

Kombëtarja shqiptare nis fushatën eliminatore më 22 mars me sfidën e “Loro Boriçit” ku do të presë Turqinë. Trajneri i Kombëtares, italiani Kristian Panuçi, ka dalë në konferencën e parë zyrtare për Euro 2020, ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij në listën kuqezi dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve:

Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Sa i takon qasje, patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Por jo mënyrën e lojën, kjo nuk bëhet fjalë. Fatmirësisht kemi rikuperuar disa lojtarë. Ndaj diçka do ta ndrysojmë që nga ndeshja me Turqinë, mund të luajmë 4-3-3 ose 3-5-2, do ta shikojmë.

Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve?
Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë, kisha dhe të tjerë, por varet nga forma. Telefonova Cikalleshin, por ai u dëmtua. Kemi Ndojin të dëmtuar, Binaku do të vijë, por nuk e dimë si do jetë se ka një problem muskular. Por jam i kënaqur sepse kemi rikuperuar Ajetin, Abrashin, Grezda më në fund ka nisur të luajë. Nuk do t’i ketë 90 minuta, por do ta shohim. Kemi Qosen, lojtar i ri që e kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë dimrit.

Thatë se do ta vazhdonim ku e lamë me Uellsin?
Ashtu kam thënë, por këtë do ta shohim. Ishte një ndeshje e mirë, por mos harrojmë sesa më shumë e hap skuadrën, kemi probleme.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Keidi Bare për të ardhur në Kombëtare?
(Përplaset me gazetarin) Cfarë hyn Keidi Bare këtu, është miku yt?

Lojtarë që kanë minuta apo mënyra se si kërkosh të luash?

Pak nga të gjitha. Ky grup që kam këtu luajnë të gjithë. Kemi pasur 30-40 lojtarë dhe kemi zgjedhur këto. Kaçe ka luajtur këto kohë ndërsa tashmë nuk po luan. Është shumë e rëndësishme që lojtarët të kenë minuta që të luajnë në kombëtare.

Ndeshje pas ndeshje apo kemi strategji tjetër?

Ndeshje pas ndeshje sepse shoh që këtu kanë dal shpesh janë realitetit të futbollit. Nëse do të bëjmë mirë do të dalim të tretët. Nëse do të bëjmë akoma më mirë dalim të dytët. Viti 2016 ka nisur keq për disa lojtarë.

E keni nisur me një fitore në miqësore me Turqinë. Mendoni se do të jeni në gjendje të fitoni prapë?

Fitojmë me Turqinë, mundemi me Kosovën. Ky është shqetësimi im. Se kur djemtë kanë zjarrin ndezur, janë në gjendje të bëjnë shumë mirë. Unë jam i bindur se jemi në gjendje për të fituar ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë, me cilësi të madhe. Kanë ndryshuar trajnerin dhe si skuadër është më e fortë se ne, ndaj ne duhet të jemi më të fortë se ata për t’i mundur. Kam shumë besim te djemtë e mi dhe kërkoj gjithmonë të jem pozitiv.

Si nisemi në këto eleminatore?

Ndeshje pas ndeshje. Këtu kanë dalë jashtë realitetit. Jemi në grupin 4. Nëse bëjmë mirë dalim të tretët, nëse bëjëm diçka special dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur. 2016-ta i ka bërë keq dikujt

Tahiraj dhe Durmishaj?

I kemi parë të gjithë. Do ta shohim për të ardhrmen. Për sa i përket lojtarëve të tjerë, kishin përgjigje, por ndryshuan. Zgjodhën për të luajtur për Greqinë. Për detajet e sakta, është FSHF që mund të flas më shumë

Taulant Seferi?

Po e ndjekim, nuk është mbyllur asgjë. Tani kam nevojë për lojtarë ekspert

Lenjani, pse jashtë?

Sepse është Binjaku dhe Aliji. Është çështje teknike

Vetëm 3 lojtarë anësorë…

Mund të luaj edhe pa sulmues. Balliu mund të luaj përpra. Uzuni mund të bëj të djathtin edhe të majtin. Për këtë i kam thirru vetëm këta. Vetëm kjo është, çështje taktike

Me mungesën e Mavrajt, i shmangim problemet?
Problemi ka qenë se kemi kërkuar futboll total. Gjimshiti luan te Atalanta, Hysaj te Napoli, duhet të mblidhemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here