Noka: Rama po bën rolin e strucit, të gjithë e dimë se OSBE-në e ka zyrë shtypi

0
632

I ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka folur për protestën e 16 marsit, vijimin e saj dhe djegien e mandateve.

I pyetur nga gazetarja për protestën e 16 Marsit dhe rëndësinë e saj Noka është shprehur :

Ajo që është thelbësore në këtë çështje është që Shqipëria është zhytur më  thellë në krizë, në një krizë politike dhe institucionale. Nuk mund të fshihesh pas gishtit. Edi Rama dhe “Rilindja”  nuk mund të fshihen  pas gishtit dhe të bëjë rolin e strucit.

Të gjithë e pamë që shqiptarët në 16 mars folën njëzëri dhe oshtinë shumë hërë më tepëe se në 16 shkurt, kjo tregon që Shqipëria është në një rrugë pa kthim për shporrjen e narko-shtetit, që Shqipëria ti hyjë normalitetit politik, ekonomik, social. “

Ish-deputeti gjithashtu përmendi dhe vijimin e protestës si një akti të sigurtë i cili pritet të përshkallëzohet.

Një gjë është e qartë si drita e diellit, ne blloku opozitar jemi  maxhoranca në këtë vend.

Edi Rama mund ta fsheh kokën në ndonjë ambasadë por kjo nuk do shpëtoj gjithmonë. Të gjithë e dimë se OSBE është paradhomë e Edi Ramës, zyrë shtypi e “Rilindjes”.

Qeveria me gjithë paratë e drogës dhe bandat prapë janë minorancë , opozita është maxhorancë  në koalicion me LSI dhe mbështetjen e partive të tjera.

Sot shohim një parlament monist  me arnime, sot vendi është në diktaturë të krimit dhe korrupsionit. Sot në Shqipëri vullneti politik  i shqiptarëve është inekzistent. Le të deklarojë kush të dojë, qeveria është ilegjitime.  Dhe nisur nga kjo protesta e radhës do të jetë më e fuqishme se ajo e 16 marsit. Protestë që shumë shpejt do të përshkallëzohet.”

Në mbyllje të fjalës së tij Noka ka folur dhe për djegien e mandateve dhe zëvendësimin e tij  në parlament nga Alban Zeneli.

Une u përkas atyre politikanëve të PD të cilët kanë qënë  pro që në 2017 për të mos marr mandatet se nuk mund të ulem në një tavolinë me përfaqsues të mafies, krimit apo trafikantëve. Ndihem shumë mirë që kemi djegur  mandatin , unë si deputet nuk mund të pranojë mandat tjetër veç mandatit që më japin qytetarët.”- ka mbyllur fjalën e tij Flamur Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here