Ermir Lenjani po kalon një moment të mirë të formës së tij në kampionatin helvet, teksa ka qenë vendimtar për shumë nga aksionet e Sionit, duke dhënë asiste të rëndësishme, por kjo nuk ka mjaftuar që të bindë trajnerin Kristian Panuçi për ta grumbulluar atë në dy sfidat e radhës të Kombëtares shqiptare kundër Turqisë e Andorrës.
Lenjani ka reaguar në profilin e tij në Instagram, duke iu kundërvënë ashpër zgjedhjeve të Panuçit dhe duke deklaruar se sa të jetë italiani në krye të stolit kuqezi, ai nuk do të veshë më fanellën e Kombëtares.