Kryemadhi nga Shkodra: Takime anë e mbanë vendit me qytetarët, për të folur për hallet dhe shqetësimet e tyre

0
617

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me qytetarët në Shkodër. Duke folur për situatën aktuale politike tha se protestat e mëdha nuk do të ndalojnë, por nga ana tjetër ajo do të zhvillojë takime anë e mbanë vendit në të gjithë vendin për të biseduar dhe për të folur për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë.

“Duke qenë se ne jemi në një lëvizje të madhe në të gjithë Shqipërinë, sepse nuk do të ndalemi vetëm me protestat e mëdha, por do të shkojmë në çdo rreth të Shqipërisë, në çdo fshat të Shqipërisë, për tu takuar me njerëzit, për të biseduar me ta, për ti sqaruar, për të qarë hallet, sepse jo të gjithë shqiptarët sot kanë mundësi për të ardhur në Tiranë dhe për të protestuar. Sepse jo të gjithë e kanë mundësinë për të paguar biletat e transportit, jo të gjithë i kanë mundësitë për të lëvizur. Kështu që ne, përveç protestave të mëdha që do të bëjmë në Tiranë, do të dalim në çdo qytet të Shqipërisë dhe do të takohemi me qytetarët. Do të takohemi me ta për të biseduar dhe për të diskutuar për hallet dhe shqetësimet e tyre”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së tha se qytetarët janë të neveritur nga tranzicioni pa fund.

“Njerëzit ndjejnë neveri për deputetët, për shkak të luftës politike, për shkak të tranzicionit të stërgjatur politik që Shqipëria ka kaluar në këto 27 vjet”. Ajo theksoi se tashmë pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, deputetët e saj janë bërë njësh me qytetarët. “Sot deputetët e opozitës që ishin deputet në Parlament, me djegien e mandateve, u bëmë qytetarë si ju. U bëmë qytetarë si ju për të njëjtat probleme, për të qarë të njëjtat halle dhe për të treguar që ka dy lloj politikanësh. Ka një lloj politikani që lidhet me karrigen dhe është gati ta çojë në humnerë vendin e tij, vetëm e vetëm për të mos e lëshuar karrigen. Ka edhe disa politikanë të tjerë, të cilët për të larë kusuret, e tyre së të kaluarës, që bën një kryeministër i cili mban peng vendin, djegin mandatet dhe bëhen njësh me popullin për të thënë që ne do të jemi të gjithë bashkë për ta përmbysur njëherë e përgjithmonë këtë klikë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here