Friday, April 19, 2024
Home Uncategorized Shkëputet energjia pranë Kuvendit, OSHEE sqaron qytetarët

Shkëputet energjia pranë Kuvendit, OSHEE sqaron qytetarët

0
623

OSHEE ka një sqarim të rëndësishëm për të gjithë banorët e Tiranës, në zonën e ish-ATSH-së, pranë Kuvendit, 9-katëshëve, të cilat ndodhen momentalisht pa energji elektrike. Përmes një njoftimi, OSHEE sqaron se dëmtimi i rrjetit elektrik është bërë shkak i dëmtimit të fiderit 20kV nga një subjekt privat, dhe si pasojë ka lënë pa energji elektrike zonën. Në të njëjtin njoftim, OSHEE thekson se po merr masa për riparimin  e dëmit.

“Pershendetje Subjekti privat TDT duke punuar për gërmim e hapjes së gropës ka dëmtuar fiderin 20kV, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës, në zonën ish-ATSH, prane Kuvendit, 9-katëshet, etj. OSHEE po mer masa per riparimin demit dhe kthimin e energjise elektrike.”-shkruhet në njoftimin e OSHEE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here