Bardhi: Rama, i sëmuri i Ballkanit. Halli i tij nuk është intergim në BE, por fshehja e krimeve

0
716

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, deklaron se problemet e Edi Ramës nuk lidhen me integrimin e vendit, por me fshehjen e lidhjeve me krimin e organizuar.

Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se “halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar. Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më rradhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi”.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

“Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat. Për hapjen e tyre i gënjeu njëherë shqiptarët vjet, po kërkon t’i gënjejë sërish këtë vit, duke mbuluar me mashtrime dështimin e tij më të madh këto 6 vite.

Halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar. Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më rradhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi.

Dosja 339, dosja 184 dhe ndonjë dosje tjetër janë halli më i madh i Edi Ramës. Ato i faktojnë para botës se ai vuan nga sëmundja e diktatorëve – mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke bërë pakt me krimin dhe duke blerë vota me paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët. Është ky hall që mban dyert e Europës mbyllur, që i varfëron çdo ditë shqiptarët për të pasuruar veten dhe një grusht oligarkësh. Këto 6 vjet na kanë treguar se pa zgjidhur këtë hall, për shqiptarët nuk do të ketë Europë, nuk do të ketë mirëqenie”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here