Friday, April 19, 2024
Home Politikë Shehu kujton zgjedhjet e para, publikon fotot me Berishën

Shehu kujton zgjedhjet e para, publikon fotot me Berishën

0
634

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu kujton zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura më 22 mars të vitit 1992. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu shkruan që në këtë ditë vendi hyri në një rrugë të re, në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe udhëtimit përfundimtar drejt Europës Perëndimore. Krahas postimit ish-deputeti demokrat publikon edhe foto nga ajo ditë, ku duket edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-deputeti demokrat në postim shprehet i bindur që nuk do të lejojë të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë.

“Unë jam optimist, veçanërisht sot! Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se si sot më 22 Mars 1992 për Shqipërine historia për herë të parë hyri në një “rrugë” të rë, në atë të aspiruar në shekuj, në atë që është “rruga” e jonë. Hyri në “rrugën” e demokracisë, pluralizmit, udhëtimit tonë përfundimtar drejt Europes e Perendimit. Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.

 

Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma. Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi. Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!”-shkruan Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here