Tuesday, April 23, 2024
Home Sport U la jashtë Kombëtares, Seferi emocionon me reagimin e tij

U la jashtë Kombëtares, Seferi emocionon me reagimin e tij

0
757

Taulant Seferi po kalon një moment shumë të mirë të Vinterthuri, ku është huazuar nga Jang Bojs. 22-vjeçari nga Kumanova nuk është grumbulluar nga Kristian Panuçi për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës, por ish-kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, u uron bashkëlojtarëve të tij fitore sot në ndeshjen ndaj ekipit turk, ndërsa ka bërë një postim emocionues në Instagram.

“Në momente të vështira, mbështetja dhe përkrahja duhet të jetë më e madhe dhe pa kushte. Sot, Kombëtarja jonë dhe e të gjithë shqiptarëve ka nevojën më të madhe për ne. Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Diaspora sot më shumë se kurrë duhet të frymojë kuqezi. Sot nuk jam fizikisht me Kombëtaren dhe nuk mund të ndihmoj Kombëtaren, por shpirtërisht sot jam në fushë, te çdo futbollist dhe në tribunë te çdo tifoz. Forca Shqipëri! Fito për ne, fito për të gjithë. Fito se je më e mira! Shpresoj dhe i lutem Zotit, që në ndeshjet e radhës të jem në fushë, duke derdhur djersë e gjak për fanellën dhe flamurin më të bukur në botë. I juaji, Taulant Seferi”, shkruan Seferi në postimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here