Tuesday, April 16, 2024
Home Politikë Gjonaj: Reformat të pandalshme, korrupsioni s’zhduket me një mandat

Gjonaj: Reformat të pandalshme, korrupsioni s’zhduket me një mandat

0
488

Reforma në drejtësi ishte fokusi i fjalës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në fjalën e saj në Kongresin e PS-së. Gjonaj tha se reforma në drejtësi është e pandalshme dhe se maxhoranca ku ajo bën pjesë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për të bërë shtet.

“Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur per ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo maxhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët.

Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë. Forcimin e strukturave  dhe një administratë profesioniste do të na japë një qeverisje shumë më të mirë. Për këtë maxhorancë prioritet është vëmendja ndaj qytetarit, shërbimi ndaj tij në respekt të plotë të ligjit.” -tha Gjonaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here