Shqipëria me mendjen në fushë, por edhe jashtë saj. Priten zhvillime të rëndësishme nga Italia për të ardhmen e bankinës kuqezi. Edy Reja është gati për t’u rikthyer në rolin e lënë bosh nga Panucci te Shqipëria, por ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Janë ditë ku mund të pritet nga momenti në moment emri i strategut të ri. Ish-trajneri i Lazios mund të kthehet pas disa kohësh në krye të një kombëtareje. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane (cittaceleste) ai është shprehur se ka pasur një takim me drejtuesit e federatës sonë.

“Dje kam shkuar për të folur me Federatën Shqiptare të Futbollit, më kanë dhënë 24 orë kohë për të vendosur. Do të varet se çfarë do të bëjë sonte kombëtarja shqiptare ndaj Andorrës”.

Më pas ai komentoi dhe përjashtimin e Strakoshës: “Mund të ketë edhe ndonjë vonesë, e shoh përjashtimin të ekzagjeruar”. Mesa duket strategu i njohur italian e sheh Strakoshën titullar te Shqipëria. /Rozalb Lika-Koha Jone/

LEAVE A REPLY