Tuesday, April 23, 2024
Home Arsim Stomatologjia, Fizioterapia dhe Logopedia degët me më pak studentë

Stomatologjia, Fizioterapia dhe Logopedia degët me më pak studentë

0
744

Universiteti i Mjekësisë do të pranojë 117 studentë më pak vitin e ardhshëm akademik. Kuotatat janë ulur në degët si stomatologjia, fizioterapia dhe logopedia për të cilat ka pak kërkesa në tregun e punës.

Në auditorët e Universitetit të Mjekësisë këtë vit do të ulen më pak student. Me vendim të senatit Akademik, Universiteti ka vendosur të ulë në 117 numrin e kuotave nga 1356 që ishte një vit më parë në 1239 vitin e ardhshëm akademik.

Më i prekur nga ky vendim është Fakulteti i Shkencave mjekësore teknike që do të ketë 87 studentë më pak, i ndjekur nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare, me 32 studentë.

I pyetur nga Televizioni ORA, Rektori i Universitetit u shpreh se arsyet lidhen më mungesën e tregut të punës për degët si logopedia apo fizioterapia por edhe kapacitetet pritëse të Universitetit.

Programet e studimit më të kërkuara si Mjekësia e Përgjithshme dhe Infermieria do të vijojnë të presin po aq student sa një vit më parë.

Universiteti i Mjekësisë ka publikuar edhe kriteret për fituesit. Ndryshe nga 2018, nota mesatare e provimeve të Maturës Shtetërore zë një peshë prej 40%, ndërsa nota e tre viteve 30%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here