Duka: Nuk ka ofertë për Rejën, mund të zgjedhim dhe trajner shqiptar

0
831

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur pas fitores kundër Andorrës. Numri një i federatës komentoi edhe zërat për një ofertë për trajnerin Reja, duke mohuar gjithçka.

“Skuadra reagoi mirë, jam i kënaqur. Ndaj e bëmë këtë lëvizje, duke e larguar Panuccin para ndeshjes, për të shkundur disi ekipin. Reja tha se ka një ofertë dhe ka 24 orë për ta menduar? Takimi në Shkodër, pas ndeshjes së javës së shkuar, ishte i rastësishëm, diskutuam për ndeshjen dhe ai u tregua i sinqertë, nuk i pëlqeu skuadra që pa në fushë. I thashë që kemi emra të mirë, por natyrisht nuk biseduam për stolin. Tani e tutje do të mendojmë për emrin e trajnerit të ri, mund të konfirmos se s’ka asnjë ofertë për të.

Trajner shqiptar? Pse jo, unë mendoj që mund të ketë trajnerë shqiptarë që mund të drejtojnë kombëtaren. Shumë e mirë është që çdo kombëtare të drejtohet nga trajner vendas që e njohin mentalitetin e ambientin e tij. Fakti që nuk kemi pasur trajner të tillë është se kemi pasur avantazhe të tjera që mund të sillte një trajner me më shumë eksperiencë ndërkombëtare. Duhet vendosur në peshorë avantazhi e disavantazhi i trajnerit shqiptar e të huaj.

Festë pas ndeshjes? Kishim tension artificial, ishte një ndeshje delikate dhe me shumë presion e përgjegjësi. Andorra prej kohësh po luante e po merrte rezultat të mirë në shtëpi, më vjen mirë që skuadra u soll në mënyrë perfekte”, deklaroi Duka në një lidhje direkte për “Supersport”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here