Raporti, një në 4 të rinj as në shkollë e as në punë

0
571

Kafenetë shpesh i kanë mundësi të vetme për të mbushur kohën. Një në 4 të rinj në vendin tonë as nuk punojnë as nuk shkollohen.

Në raportin e fundit për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore Shqipëria dhe Kosova kanë normën më të lartë të grupmoshës 15 deri në 24-vjeç të pa angazhuar. Më pak të angazhuara janë vajzat. Për djemte situata është disi më e mirë pasi 75% e tyre ndjekin universitetin ose janë të punësuar.

Shumica e të rinjve refuzojnë të flasin para kameras, por ka dhe nga ata që ndalojnë e thonë se vendi iu ofron pak mundësi. Në Kosovë situata është e njëjtë, 25.9% e të rinjve nuk merren me asgjë. Ndërsa në Serbi vetëm 17% e të rinjve janë të paangazhuar në tregun e punës apo në arsim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here