Komiteti i Helsinkit:Shkelje te ligjit nga Partia Socialiste

0
589

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar shkelje të ligjit nga ana e Partisë Socialiste, duke theksuar se ka nisur para kohe fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Për këtë shqetësimi i  ka dërguar një letër KQZ-së, ndërsa drejtorja e organizatës, Erida Skëndaj, në njjë intervistë  shprehet se kodi ka vakume ligjore të cilat duhen zgjidhur.

“Në Shqipëri ndodhin situata të tilla që është e vështirë që ligji t’i paraprijë dhe t’i parashikojë në detaje”, shprehet ajo.

Por përtej, parashikimeve ligjore, Skëndaj thotë se kjo situatë kërkon vullnet politik.

Fushatat e parakohshme rrisnin edhe rrezikun e përdorimit të administratës dhe fondeve publike.

“Për këtë çështje duhet të ketë edhe një vullnet politik, për t’i dhënë fund administratës publike dhe burimeve të tjera publike që shteti disponon me qëllim që ato të shfrytëzohen sa i takon fushatës së parakohshme zgjedhore”, shton Skëndaj.

PS ka ndërmarrë një turne  në gjithë Shqipërinë “bashkia që duam” ku në shumë raste janë prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë  Partia Demokratike,  edhe pse ka artikuluar  se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër Edi Rama, ka intensifikuar takimet me strukturat dhe qytetarët në gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here