Thursday, April 25, 2024
HomesocialeRama: S’mund të hyjnë në universitet nxënës me mesatare nën 6

Rama: S’mund të hyjnë në universitet nxënës me mesatare nën 6

-

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara studentëve dhe pedagogëve, deklaroi se nuk mund të ketë një masivitet kaq të madh të personave që hyjnë në universitet. Rama tha se nuk mund të shkojnë në universitet, nxënës që kanë mesataren nën 6.

“Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale. Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona. ”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te çështja e plagjiaturave. I pyetur nga një pedagog sesi do veprohet me titujt akademike, Rama u shpreh se plagjiaturat janë njësoj  si krimi.

“Ka një ligj të veçantë që thotë që profesori del 68-vjeç, është bërë për të ndarë profesorin nga pjesa tjetër e shoqërisë. Duke ndjekur raportimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë por edhe udhëzimet konkrete për ta përvetësuar.  Jemi absolutisht të hapur që të adresojmë të gjitha specifikat. Plagjiaturat janë njësoj si ai që mund të ndëshkohet, sikur ka kryer krim. Ne vetë e kemi përgatitur një plan B, për këtë punë me gjithë ndërhyrjet e nevojshme me ligj. Por ne nuk duam të aktivizojmë planin B, se duam të ecim me planin A.”- u shpreh Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts