E moshuara:”Monika Kryemadhi,një burrneshë e vertet”

0
783

Një e moshuar ka marrë rrugën nga qyteti i saj i Pukës për të qenë e pranishme në protestën e organizuar sot nga opozita e bashkuar përballë Kuvendit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale ajo ka shprehur të gjithë konsideratën e saj ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke e cilësuar si një burrneshë, madje duke e krahasuar me Shote Galicen.

E moshuara rrëfen se gjatë një bisede me Monika Kryemadhin i ka thënë asaj se je si heroina e njohur Shote Galica.

“I thashë se je si Shota, por Shota s’ka pasur kulturën dhe politikën tate. Është burrneshë dhe grua shumë e mirë, malësore”,- thotë ndër të tjera gruaja e moshuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here