Boksieri Shkodran,Kristian Demaj si nje dhurate per ekipin gjerman Werwei

0
935

Boksieri shkodran Christian Demaj prej nje vit eshte shperngulur bashke me familjen e tij per ne Gjermani, vend ku ka jetuar edhe me perpara dhe padyshim qe nuk mund te qendronte larg boksit, sportit te tij te preferuar.

Ai eshte bere shpejt pjese e ekipit tw Landit te Baden-Württemberg dhe nderkohe diten e djeshme gazeta qendrore online e ketij landi, i ka kushtuar nje shkrim te posaçem boksierit nga Shqiperia me titullin: “Une e adhuroj bashkepunimin ketu”.

Ja çfare shkruhet ne kete shkrim: “Ne rritjen e cilesise se ekipit te Boksit te Lahr “Boxstaffel Blau-Weis Lahr” ka ndikuar dhe ardhja e befasishme qe ne tetor te 2018 e boksierit Christian Demaj (28 vjeç) qe eshte 10 here Kampion Kombetar ne Shqiperi dhe ka shume arritje te tjera.

“Nderkohe pas nje nderprerje stervitore ai po vjen gradualisht ne formen e duhur ne Lahr. Demaj po qendronte para deres se palestres eshte faktikisht per te mos u besuar. Sot na duket si nje dhurate”- keshtu shprehet trajneri i pare i ekipit Werwei.

Demaj mbeshtet stafin e trainerave, te rinjte e ekipit te cilet shikojne nga ai dhe orientohen nga ai. “Une e adhuroj bashkepunimin dhe entuziazmin”- keshtu shprehet Demaj. Ky bashkepunimi mud te rezultoje me mjaft sukses per ekipin e boksit “Boxstaffel Blau-Weis Lahr”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here