PRESIONET NË SHKODËR  – Ernest Gjoka ka qenë një nga ata trajnerë që i ka rënë të punojë në Shkodër dhe ka pasur problemet e tij: “Pranova me një dashuri shumë të madhe, sepse shkova në një qytet që ka prodhuar gjithmonë jo vetëm futboll, por edhe në art. Pata problem deri në rrezik të jetës sime për arsye sepse u mundova të jem profesionist dhe për arsye sepse ata njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e ekipit të mos jenë nëpër këmbë dhe të na pengojnë punët.

Qytetin e ka kap pjesa e keqe. Ai qytet duhet të luftojë shumë me pjesën e keqe. Nuk është e kollajtë. Kam qenë prezent në disa raste, së bashku me kryetaren e bashkisë, ku presionin që kisha unë e kishte dhe ajo”.

DHUNA NË STADIUME – Më tej, në intervistën e dhënë për ABC News, shtoi: “Kur dikush që ka një status në tribunën VIP ngrihet, bërtet, shan, provokon, atëherë çfarë do të bëjnë njerëzit? Ne duhet të kemi një ligj. Ligji duhet të jetë si për tribunën VIP, sipër njerëzit, si për ndokënd, si për trajnerin apo lojtarin. Ne që e ndiejmë dhe e kemi në kurriz këtë lloj presioni, nuk e keni idenë se sa të vështirë e kemi të punojmë”.

LEAVE A REPLY